Ura e “shpresës” e bllokuar për disa muaj, humbjet janë të mëdha

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ura e shpresës që lidh fshatrat kufitare Stublinë, Pograxhë dhe pjesën e fshatrave të Kosovës Lindore ka tre muaj që është jashtë funksionit. Burim Kastrati banor në Dobërqan e ka quajtur këtë bllokim si Kanali i Suezit.

“I bllokuar kalimi (si kanali Suezit) qe tre muaj në urën Dobërçan – Stublinë – Pogragjë, për shkak të mos punimeve në urë. Humbjet jo të njëjta si në kanalin e Suezit, ama pa to edhe s`ka mbet” ka shkruar Burim Kastrati.

UBT

Në fakt kompania “Bejta Comerc” ka premtuar se pritet të fillojnë së shpejti punimet, por deri tani kjo nuk ka ndodhur dhe për pasojë shumë familje nga Lugina dhe brezi kufitar kanë mbetur të bllokuara./rajonipress/