RCCOLA

“Ura e shpresës”, drejtë finalizimit të punimeve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ura që lidh Dobërqanin me fshatrat e brezit kufitar tashmë është në përfundim e sipër. Kompania “Bejta Comerc” ka angazhuar punëtor dhe ekspert nga Turqia për ta rrumbullakësuar me sukses këtë projekt jetik për shumë fshatra kufitare.

Asfaltimi i rrugës Stublinë – Dobërqan ka kthyer shpresat tek banorët e brezit kufitar, meqë kjo rrugë lidhë edhe disa fshatra të Luginës me Kosovën.

Uji Dea

Në përfundim e sipër është edhe “Ura e shpresës”, e cila po ndërtohet nga kompania “Bejta Comerc”. Punimet rreth ndërtimit të urës nuk kanë qen të lehta për shkak të ujit që ka qarkulluar vazhdimisht.

Kompania “Bejta Comerc” ka angazhuar edhe ekspert nga Turqia dhe tani Ura shumë shpejt pritet edhe të përfundojë. Me ndërtimin e urës krijohen kushtet që fshatrat e shumta të krijojnë afërsi dhe lëvizje shumë më të rehatshme se sa më herët./rajonipress/