ARKATANA

Ura e lehtëson qasjen për në kalanë e Pograxhës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E kërkuar dhe e iniciuar vite më parë nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, ndërtimi i urës mbi lumin Moravë, që mundëson një qasje të përhershme për në kalanë e Pogragjës, po bëhet realitet.

Projekti i përbashkët i MKRS-së, Komunës së Gjilanit dhe CëB-së ( Trashëgimisë kulturore pa fij ) është në finalizim e sipër.

Drejtori i QRTK –së, Artan Hoxha , pas një vizitë të bërë në vendpunishte, tha se ky projekt ju mundëson institucioneve tona përgjegjëse që të kenë një qasje më të lehtë sa i përket hulumtimit, rehabilitimit po edhe konsolidimit të tërësishëm të kalasë së Pogragjës.

FIDANISHTJA

Edhe shumë vizitorë, e sidomos turistë të huaj do ta kenë më lehtë për t’i parë e shijuar këto thesare të trashëgimisë sonë nëpër shekuj po edhe të bukurive natyrore të kësaj ane e, sidomos të Luginës së Llapushnicës,e cila tash është edhe zonë e mbrojtur me vendim të Kuvendit komunal të Gjilanit.

Pas konsolidimit të pjesshëm të mureve të kalasë ( 2009 ) si dhe pastrimit nga bimësia ( pranverë, 2015),me ndërtimin e urës, përfundimisht lehtësohen edhe shumë ndërmarrje tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me këtë lokalitet arkeologjik që shtrihet në një nga luginat më atraktive të Karadakut ka thënë Sabit Rrustemi zyrtar për promovim në QRTK – Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.