UBT

UP rrëshqet nga kriteret

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rektori, Ramadan Zejnullahu, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij që ngritën në thirrje vetëm ata që i plotësojnë kriteret. Kjo i kushtoi atij. Një ditë para ditës së përvjetorit të Pavarësisë ai dha dorëheqje, duke konstatuar uzurpimin e UP-së nga klanet.

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në vitin e tetë të Pavarësisë së Shtetit është lëkundur nga pavarësia e tij si institucion i dijes.

Duke filluar nga muaji janar, ky Universitet u vërshua nga kërkesat e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së që të zbatohet memorandumi për regjistrimin e kandidatëve në studime që vijnë nga kategoritë e luftës.

Presionet dhe protestat nuk e bënë të tërhiqet nga mospranimi i memorandumit të parin e UP-së, rektorin Ramadan Zejnullahu.

Ndërsa çështja, që e armiqësoi rektorin Zejnullahu me Senatin dhe e “dorëzoi”, u bë shkak – mosavancimet e profesorëve.

ARKATANA

Rektori, Ramadan Zejnullahu, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij që avancimet të bëhen duke u votuar veç e veç dhe të marrin thirrjen vetëm ata që plotësojnë kriteret.

Rektori refuzoi që propozimet nga fakultetet të shkojnë në “pako” e në të cilën pako ishin emrat edhe të dekanëve dhe të disa profesorëve që janë pjesë e partive politike, atyre në pushtet, si dhe opozitë, gjë që do ta lërë Zejnullahun vetëm me përkrahjen e shoqërisë civile “në luftë me grupin kundër tij”.

Senati për disa muaj dështoi t’i mbajë mbledhjet dhe t’i çojë përpara proceset, kështu që senatorët paraqitën një kërkesë për shkarkim të rektorit të Universitetit.

Pro rektorit dolën Qeveria dhe diplomatët e huaj.

Ata kërkuan që UP-ja të përmbushë misionin e vetë duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.