FIDANISHTJA

UP neglizhon studimet për doktoratë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dyzetegjashtë vjet universitet dhe mbi 60 vjet të tjera në funksion me fakultete, Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” pas luftës nuk pati pothuajse asnjëherë konkurse të rregullta për doktoratë. Ky proces po vazhdon të zvarritet ende.

Komisioni Parlamentar për Arsim ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” që të nisë procedurat për fillimin e organizimit të studimeve të doktoratës.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Nait Hasani, ka thënë për “Zërin” se studimet e doktoratës do të fillojnë këtë vit. Ai ka theksuar se kanë mbajtur një takim me menaxhmentin e UP-së ku është diskutuar fillimi i procedurave për shpalljen e konkursit për këto studime.

HW

Sipas Hasanit, Rektorati tashmë ka filluar procedurat për të bërë përgatitjet për fillimin e këtyre studimeve, ndërsa komisioni parlamentar, sipas tij, ka dhënë mbështetjen e tij për të “forcuar” këtë proces që të realizohet.

Hasani ka thënë se kanë marrë një përkrahje nga Universiteti i Zagrebit, që do të sjellë mentorë për kandidatët që do të ndjekin këto studime në fushat ku ka mungesë të tyre (mentorëve).

Ndonëse, Hasani shprehet optimist se për këtë proces po punohet tashmë në Rektorat, në anën tjetër zyrtar të këtij institucioni nuk janë lajmëruar kontaktuar nga gazeta lidhur me këtë çështje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.