Fundamenti

UP-ja s’ka para t’i bartë studentët me autobus

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mungesa e parave e ka detyruar Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, që në këtë vit akademik të mos e vejë në funksion autobusin pa pagesë për transportin e studentëve të këtij universiteti nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në fakultetet përkatëse.

Rektori i këtij universiteti, Ibrahim Gashi, ka treguar për “Epoka e re” se autobusi nuk është vënë në qarkullim përkohësisht pasi universiteti nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të paguar një kompani për t’i bartur studentët. Ai ka thënë se është duke u munduar ta gjejë një formë se si të sigurohet ky lloj transporti për studentët. “Jam i interesuar të kemi një autobus tonin, pastaj do të jetë shumë më lehtë ta shfrytëzojmë edhe për ekskursione. Momentalisht nuk kemi mjete për të blerë autobus”, ka theksuar rektori Gashi.

Ai ka thënë se është në biseda me disa donatorë të cilët ka mundësi ta financojnë blerjen e një autobusi për universitetin. “Kam premtim nga TIKA dhe po pres përgjigje pozitive”, ka deklaruar Gashi. Ai ka thënë se në rast se universiteti nuk arrin të sigurojë donacion për blerjen e autobusit atëherë, sipas tij, ndoshta kjo të bëhet me paratë e universitetit.

UBT

“Nëse shohim se kjo nuk është e mundur, do ta blejmë një autobus me buxhetin tonë, pra me buxhetin e vitit të ardhshëm”, ka shtuar Gashi. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pati vënë në prill të këtij viti në qarkullim autobusin pa pagesë, i cili ishte në shërbim të studentëve të UP-së.

Itinerari i këtij autobusi ishte nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe vazhdonte kah Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik, konviktet, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Bujqësisë. Ky autobus ishte vënë në qarkullim me qëllim që t’u dilet në ndihmë studentëve të UP-së, të cilët janë të shumtë në numër dhe kanë nevojë për udhëtim të përditshëm. Autobusi ka qenë i paraparë të jetë në shërbim të studentëve për tetë orë në ditë .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.