Fundamenti

UP-ja preferon që afati i provimeve të qershorit të mbahet në fakultete

/ 4 minuta lexim
HW

Prorektori për Mësim dhe Çështje për Studentë në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi, tha se nuk kanë pasur ndonjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit në njësitë akademike.

Bytyqi tha se UP-ja gjithsesi do të preferonte që të zbatohej faza e tretë, e cila fillon nga 1 qershori, e paraparë në masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe parashihet që të mbahen provimet në Arsimin e Lartë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, në Universitetin e Prishtinës është pezulluar procesi mësimor dhe provimet për afatin e jashtëzakonshëm të muajit prill nuk janë mbajtur.

Por, për afatin e qershorit po planifikohet që provimet të mbahen në formë online nëse stafi akademik dhe studentët nuk do të mundë të kthehen në njësitë përkatëse akademike.

Prorektori i UP-së, Hysen Bytyqi, tha se deri më tani nuk kanë diçka konkrete nga MSH-ja sa i përket mbajtjes së provimeve për afatin e rregullt të qershorit dhe po presin që të zbatohet faza e tretë e masave të vendosura nga MSH-ja.

“E para e punës është se nuk kemi diçka konkrete prej Ministrisë së Shëndetësisë, por faza e tretë, që fillon më datën 1 qershor, ku parashihen që mund të mbahen provimet, por se a do të ndodhë kjo ose jo, me siguri do të ketë vendim qeveritar për këtë”, ka thënë Bytyqi.

Ai u shpreh se universiteti “Hasan Prishtina” do të preferonte variantin e parë që stafi akademik dhe studentët të mbajnë provimet në njësitë akademike.

“UP-ja do ta preferonte variantin e parë që ne të kthehemi në njësitë akademike tona dhe provimet të mbahen në mënyrë fizike, kjo është e dëshirueshme nga studentët dhe nga ne”, tha ai për “Express”-in.

HW

Tutje, Bytyqi shtoi se nëse afati i qershorit nuk do të jetë e mundur të organizohet në objektet akademike, atëherë provimet do të organizohen në formë digjitale.

“Nëse kjo nuk do të na mundësohet nga MSH-ja, atëherë provimet e qershorit do të mbahen online dhe karshi situatës UP-ja edhe do të organizojë mbajtjen e provimeve, por ne patjetër duhet të startojmë në formën online”, shtoi ai.

Ai tha se sipas rregullores së UP-së provimet e afatit të qershorit fillojnë më 1 qershor dhe mbarojnë me 30 qershor, por për shkak të pandemisë kjo do të shtyhet deri më 20 korrik.

“Provimet fillojnë prej 1 qershorit sipas rregullores, por për shkak të pandemisë ne këtë herë kemi lënë fleksibilitet te njësitë akademike, disa prej tyre në pjesën e parë të qershorit do të mbajnë disa provime të praktikës dhe atyre laboratorike. Por provimet duhet të përfundojnë deri më 20 korrik”, tha Bytyqi.

Vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 4 maj 2020, parashihen të zhvillohen në tri faza.

Faza e parë nga data 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë nga data 18 maj deri më 1 qershor.

Ndërkaq faza e tretë fillon nga data 1 qershor, ku mes tjerave parashihen të mbahen edhe provimet në arsimin e lartë konform rregullave të vendosura me protokollin epidemiologjik.

Shefi i Kabinetit të ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, Lulzim Krasniqi, tha se UP-ja ka autonomi të plotë sa i përket çështjes së mbajtjes së afatit të qershorit në njësitë akademike ose në formatin online dhe se MASHT-i nuk interferon në këtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.