FITORJA

UP-ja nënshkroi bashkëpunim me Universitetin e Arizonës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Rektori i universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, të martën ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Arizonës, që përfaqësohej nga Stephen K. Batalden. Sipas palëve nënshkruese, marrëveshja ka të bëjë me të gjitha format e mundshme të bashkëpunimit akademik.

Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, ka thënë se me këtë marrëveshje UP-ja po e bën një hap të rëndësishëm drejt një universiteti ballkanik të shekullit 21.

Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me ofrimin e këshillimin dhe monitorimin e përbashkët për kandidatët e doktoratës, si edhe për dërgimin e studentëve dhe të profesorëve për në Universitetin e Arizonës.

Gashi e ka vlerësuar marrëveshjen si vazhdim i traditës së bashkëpunimit me USHA-në, pasi që sipas tij, nga viti 2002 dy universitetet e kishin bërë një projekt bashkëpunimi.

Mobi Casa

Ai ka thënë se 18 profesorë të Universitetit të Prishtinës e kanë kaluar një semestër në Arizona dhe se në mesin e tyre ka qenë edhe vetë ai. Ndryshe, Gashi është shprehur në favor të konkretizimit të shumë marrëveshjeve, një prej të cilave është edhe bashkëpunimi i dy fakulteteve gjegjëse ekonomike: UP-së me atë të Arizonës, për çfarë, siç është shprehur ai, do të mbahet një telekonferencë.

Stephen K. Batalden, përfaqësues i Universitetit Shtetëror të Arizonës, ndërkaq, ka thënë se janë të përgatitur për të angazhuarit dhe për të mësuarit në distancë, për këmbimin e profesorëve dhe bashkëpunimin e studentëve. Ai është shprehur se këtë gjë po e bën të mundshme teknologjia informative, duke reflektuar kështu shekullin XXI.

Sipas Batalden, Universiteti Shtetëror i Arizonës është më i angazhuari në SHBA për të bashkëpunuar me UP-në. Ai ka përmendur në këtë rrafsh fushën e ekonomisë, të shkencave politike, të administratës publike, të historisë etj. Më këtë, ka përfunduar ai, Universiteti i Arizonës ia ka zgjatur dorën e bashkëpunimit UP-së.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.