Mobi Casa

UP-ja do të japë bursa vetëm për nivelin bachelor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka sjellë vendim që bursat t’u ndahen vetëm studentëve në nivelit bachelor, shkruan sot Koha Ditore. Konkursi për bursa i shpallur të mërkurën nga UP-ja ku përkufizohen kushtet që duhet të plotësojnë studentët për të marrë bursën, rezulton të jetë bazuar në rregulloren e re të e nxjerrë nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Kjo rregullore është ndryshim-plotësim i rregullores paraprake për bursat e studentëve të dalluar të UP-së. Disa ndryshime ndërlidhen me përjashtimin nga e drejta për të fituar bursë të studentëve të nivelit pasdiplomik.

FIDANISHTJA

Pos kësaj, nga kjo e drejtë janë përjashtuar edhe studentët e tri fakulteteve në Mitrovicë, pasi që ato tashmë i takojnë Universitetit të Mitrovicës, e jo të UP-së. Kandidatëve nuk u është bërë me dije ende sesa do të jetë vlera e bursave që do të marrin.

Ndonëse, tradicionalisht normë e bursës deri më tani gjithmonë ka qenë vlera prej 900 eurosh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.