Eko Higjiena

UP-ja dhe Qendra Studentore, në krizë financiare

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” dhe Qendra e Studentëve gjenden në prag të kapitullimit financiar, pas që sivjet ka hyrë në funksion vendimi i Qeverisë për uljen e tarifave të shkollimit për studentët për 50 për qind në të tri nivelet, si dhe tarifat e banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve (QS).

Ky vendim ka përgjysmuar buxhetin e këtyre institucioneve, ndërsa edhe UP-në, por edhe QS-në, i ka vënë në siklet. Brenda muajit këto dy institucione, UP dhe QS, rrezikojnë të bllokohen pasi në kontot e tyre janë hequr miliona euro nga të hyrat, kryesisht pagesa të studentëve.

Uji Dea

Në UP, siç thuhet, rrezikohet të mos jepen pagat për profesorët, për muajin tetor, kurse studentëve t’iu shërbehet ushqim dukshëm më i dobët.

Qeveria në kontot e këtyre dy institucioneve nuk ka derdhur mjetet e premtuara për kompensim, por as nuk ka ndonjë vendim se kur do t’iu kompensohen ato. Megjithëkëtë, në Qendrën e Studentëve janë në pritje të kompensimit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.