Uji Dea

UP-ja abuzon me gradat akademike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një zyre në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, e dedikuar për të gjitha shërbimet administrative dhe profesionale që kanë të bëjnë personelin e zgjedhur për të gjitha fakultetet, përbën depon që dokumenton abuzimin me titujt akademikë. Dosjet aty përmbajnë dëshminë e gradimit të jashtëligjshëm, prej rektorit e dekanëve, deri te profesorë të afërt me pushtetin.

Një muaj më parë, në këtë zyrë janë vendosur edhe dosjet për zgjedhjen e stafit akademik të dhjetë fakulteteve, shkruan Koha Ditore. Zyrtarë në Rektorat u referohen atyre me “raporte vlerësuese të komisioneve profesionale”. Por shumica nga këto raporte përbëjnë të dhëna false për kandidatët që tashmë janë graduar por edhe epitete të rreme për ta.

Eco Higjiena

Në fakultetin Filozofik më së shumti gravitojnë politikanët. Edhe një pjesë e konsiderueshme e personelit të kësaj njësie akademike janë politikanë. Tetë avancime janë bërë së fundi në këtë njësi akademike.

Midis të ngriturve janë: rektori Ibrahim Gashi, që para se të vihej në krye të UP-së, ishte zëvendësministër i Jashtëm, dekani Bujar Dugolli, ish-ministër gjatë qeverisjes së vendit nga AAK-ja, por që pak para se të bëhej numri një në Filozofik, kishte aderuar në PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçi dhe kishte kandiduar për deputet, Sejdi Rexhepo ish-asamblist i PDK-së në Prishtinë dhe prorektor për pak muaj në UP, ngaqë u detyrua të largohet pas një skandali në Agjencinë kundër Korrupsion. Astrit Salihu, ish këshilltar i kryeministrit Thaçi dhe kandidat i PDK-së për kryetar në Prishtinë në zgjedhjet e shkuara lokale, dhe Afrim Hoti, aktualisht këshilltar politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Bashkë me ta janë avancuar edhe Agim Zogaj, Bekim Baliqi e Shemsi Krasniqi. Këta i ishin nënshtruar një konkursi. Për pozitat ku kishin aplikuar, kishte një numër të madh konkurrentësh./Koha Ditore/