UP-ja, 2 milionë euro borxhe
Anton Berishaj, ushtrues detyre i rektorit, ka marrë drejtimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me borxhe ndaj institucioneve të ndryshme në vlerë prej rreth 2 milionë euro.
Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri”, ku sqarohet në detaje buxheti i UP-së, vetëm në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve ky institucion ka borxhe në vlerë prej rreth 742 mijë euro, obligimet e papaguara nga vitit 2013 në kategorinë e investimeve kapitale kapin shumën prej mbi 483 mijë euro.
UP po ashtu ka borxhe prej rreth 360 mijë euro ndaj Agjencisë Kosovare të Akreditimit(AKA).
Kjo e fundit disa herë kishte kërcënuar Universitetin e Prishtinës me mosdeklarim të rezultateteve të akreditimit pa i paguar borxhet


