ARKATANA

Universiteti Publik i Gjilanit takon Ramë Bujën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Takimi mes drejtuesve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, është zhvilluar, me rastin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik.

Ministri Buja, me këtë rast, shprehu interesimin e tij lidhur me procesin e përgatitjeve për fillim vitin e ri dhe ecurinë e konkursit për plotësimin e stafit akademik, ndërkaq falënderoi drejtuesit e Universitetit ‘Kadri Zeka” për punën që kanë bërë dhe po e bëjnë në drejtim të ngritjes se këtij universiteti, si në zgjerimin e hapësirave për studentë dhe mësimdhënës, po ashtu edhe në cilësi.

Fundamenti

U.d. rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku e njoftoi ministrin për gjendjen në këtë universitet, ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për pranimin e studentëve të rinj në afatin e dytë, ndërsa foli edhe për fazën e pranimit të stafit të rregullt akademik. Ndërkohë që rektori Dërmaku ia ka dorëzuar ministrit Buja raportin e punës së Universitetit “Kadri Zeka”, që nga themelimi i tij e deri më sot.

Ndërkohë, Ministri Buja theksoi se synimi i përbashkët është cilësia, ndërsa tha se MAShT është e gatshme çdoherë për të kaluar së bashku sfidat në këto institucione të arsimit të lartë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.