RCCOLA

Universiteti Publik i Gjilanit ka mbajtur provimet pranuese

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Maturantët të cilët kanë aplikuar për të qenë studentë në Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sot kanë mbajtur provimin pranues për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik, derisa dje janë mbajtur provimet për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative për studimet baçelor për vitin akademik 2021/2022.

Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, është shprehur i kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj, derisa të gjithë kandidatëve u kanë dëshiruar suksese.

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më së voni deri më datë 02.09.2021, në ora 16:00, në ndërkohë është paraparë edhe periudha e ankimit.

Fidanishtja

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare (llogaritet edhe dita e shtunë). Ankesat bëhen më së voni deri më datë 04.09.2021, në ora 16:00.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 06.09.2021.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 725 studentë të rregullt në studime baçelor./rajonipress/