HW

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan mbylli konkursin plotësues

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 600 maturantë deri sot kur edhe është mbyllur konkursi plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017.

Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017, do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentët që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Kësaj radhe kandidatët nga Kosova kanë patur mundësinë të aplikojnë vetëm ne Fakultetin Ekonomik, pasi që në këtë Fakultet kanë mbetur vende të lira, por këtë mundësi nuk e kanë patur kandidatët tjerë nga Kosova që kanë shprehë dëshirën të jenë pjesë e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit.

ARKATANA

Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm dhe se nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsi.

Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 19. 09.2016 do të mbahet provimi pranuese, ora e mbajtjes së provimit dhe salla do të shpallet në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 17.09.2016, kurse deri më 22 shtator 2016 shpallen rezultatet.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data 26. 09. 2016 deri më datë 30.9.2016 prej orës 9:00 – 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.