Uji Dea

Universiteti “Kadri Zeka” ka hapur konkurs për studime master

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në afatin e dytë të konkursit të studimeve master ofron dy programe studimi për studentët e rinj për vitin akademik 2017-2018.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet master respektivisht në programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë do të regjistrojë 117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Në studimet master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor me notë mesatare me së paku 7.50 nga fusha e Shkencave Kompjuterike, Juridike, Ekonomike dhe nga ndonjë fushë e afërt me këto, apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës nga këto fusha të studimit në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë të Kosovës.

Në kushte të barabarta, përparësi në pranim do të kenë studentët të cilët kanë mbaruar studimet themelore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

HW

Të drejtë konkurrimi kanë edhe ata të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati/ja duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës, e cila lëshohet nga MASHT-i.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 18.9.2017 deri më 16.10.2017, kurse provimi pranues për studime master, do të mbahet më datë 18.10.2017.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues për master do të bëhet më së voni deri më 19.10.2017 në fakultetet përkatëse, si dhe në uebfaqen e Universitetit www.uni-gjilan.net , ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për master do të bëhet deri më 23.10.2017.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.