HW

Universiteti i Prishtinës rangohet më i miri prej institucioneve të arsimit në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Javën që shkoi Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë në ueb faqen e tyre www.webometrics.info.

Edhe kësaj radhe Universiteti-i Prishtinës Hasan Prishtina është i ranguar më së miri prej të gjitha institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë në rajon.

Siç shihet edhe nga tabela Universiteti i Prishtinës ka bërë progres krahasuar ndaj vitit 2014 edhe ndaj janarit të vitit 2016, transmeton lajmi.net.

HW

Nëse analizohetalgoritmi i rangimit, që sipas Cybermetrics Lab çdo vit janë duke e avancuar duke e krahasuar me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education etj., shihet se ata marrin parasysh katër parametra:

Presence Rank,
Impact Rank,
Openness Rank, dhe
Excellence Rank

Përderisa tre parametrat e parë janë kryesisht të lidhur me uebin e institucionit të arsimit lartë (linqet në të dhe prej tij si dhe dokumentet e publikuara) që mund të përmirësohen drejtpërdrejt nga menaxhmenti, parametri i katërt – “Excellence Rank”, përcaktohet direkt nga publikimet shkencore e stafit akademik që përdorin adresën zyrtare të institucionit të arsimit të lartë (p.sh. email adresën @uni-pr.edu) të indeksuara në databazat më prestigjioze.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.