UBT

Universiteti i mëshirës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ndonëse në Universitetin e Prishtinës (UP) kishin premtuar se do të vendosin një kuotë për studentët e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as sivjet. Shoqatat e dala nga lufta kanë futur në Universitetin e Prishtinës hiq më pak se 226 studentë nga familjet e veteranëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2011, Isuf Ibërdemaj, ish-zyrtar për informim i UP-së, kishte deklaruar se UP nuk do të jetë më institucion i mëshirës. Por, kjo deklaratë e dhënë nga ish-zyrtari i UP-së, nuk është përfillur as sivjet.

UBT

Kështu gjatë këtij viti akademik (2013-2014), pa provim pranues, në Universitetin e Prishtinës u regjistruan 47 studentë nga Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve, 41 nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, kurse nga Shoqatat e veteranëve dhe të familjeve të veteranëve janë pranuar 138 studentë.(Tribuna)