ARKATANA

Universiteti i Gjilanit thellon bashkëpunimin me Universitetet e Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arben Dërmaku tha se Universiteti Publik i Gjilanit çdo ditë po ngritet, forcohet dhe po bëhet një institucion kredibil në rajon. “Kemi kuadro nga të gjitha rajonet sikurse edhe student. E veçanta është se studentët nga Kosova Lindore e kanë gjetur vetën mirë derisa edhe kuadri po përmirësohet dhe po avancohet” tha Dërmaku.

Universiteti i Gjilanit dhe Universiteti i Korçës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila është fokusuar më shumë në fushat e studimit të të dyja universiteteve. Marrëveshja gjithashtu do të ndihmojë në lëvizjen dhe mobilitetin e stafit akademik thotë Arben Dërmaku rektor i UPGJ.

Rektori i Universitetit të Gjilanit, Arben Dermaku, tha për rajonipress se marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Korçës, do të fokusohet në fushat e studimit që ofrohen nga të dyja universitetet, siç janë Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti Ekonomik.

“Bashkëpunimi me Universitetin e Korçës është një dritare e re për Universitetin e Gjilanit”, tha Dermaku, duke theksuar se Gjilani do të përfitojë nga eksperiencat e Korçës.

“Gjithsesi do të ketë bashkëpunim në hapjen e degëve të reja në Universitetin e Gjilanit dhe do të marrim eksperiencën e universitetit të Korçës për degët që i kanë të zhvilluara. Meqenëse jemi Universitet i ri ne presim më shumë të përfitojmë njohuri dhe eksperienca nga Universiteti i Korçës”, tha ai.

ARKATANA

Dermaku theksoi se Universiteti i Korçës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Universitetin e Gjilanit në të gjitha fushat.

“Në lëvizjen apo mobilitetin e stafit akademik, por gjithsesi edhe në pasurimin e bibliotekës të Universitetit të Gjilanit me botimet e UK-së. Do të ketë pjesëmarrje të përbashkët nëpër konferenca. Universiteti i Korçës është pjesë e projekteve të përbashkëta me universitetet evropiane dhe do të ndihmojnë universitetin e Gjilanit si universitet i ri të kyçet në rrjedhat dhe të jemi pjesë e këtyre zhvillimeve”, tha ai.

Marrëveshja e nënshkruar në Korçë, është marrëveshja e parë për Universitetin e Gjilanit, si universitet i ri, i cili është themeluar vitin e kaluar.

Ndryshe Dërmaku tha se Universiteti Publik i Gjilanit çdo ditë po ngritet, forcohet dhe po bëhet një institucion kredibil në rajon. “Kemi kuadro nga të gjitha rajonet sikurse edhe student. E veçanta është se studentët nga Kosova Lindore e kanë gjetur vetën mirë derisa edhe kuadri po përmirësohet dhe po avancohet” tha Dërmaku.

Dërmaku pret edhe marrëveshje tjera që pritet të nënshkruaj Universiteti Publik i Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.