United Hospital

Universiteti i Gjilanit synon hapjen e degëve në Luginë të Preshevës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Universiteti Publik i Gjilanit, i cili do të filloj këtë vit akademik me programet ekzistuese, në të ardhmen mund të hapë degët e tij edhe në Luginën e Preshevës. Drejtues të Këshillit Themelues të këtij universiteti, thonë se ky është edhe synimi i Universitetit të Gjilanit. Ndërkohë, ky vit akademik fillon edhe me dy programe të reja, ku më pas pritet që të akreditohen edhe programe të tjera për studentët e Anamoravës.

Kryetari i Këshillit Themelues të Universitetit Publik të Gjilanit, Arben Dermaku, tha për Radio Kosovën se Universiteti Publik i Gjilanit në të ardhmen do të hapë degët e tij në Preshevë dhe Bujanoc.

“Sipas tendencave që po shihen, nuk do të ketë probleme. Universiteti i Gjilanit në planin zhvillimor me siguri që do të ketë synim dhe obligim për të hapur degë të universitetit edhe në Luginën e Preshevës, në mënyrë që të jemi më afër studentëve të asaj ane. Kjo është edhe ideja e themelimit të Universitetit të Gjilanit, për të qenë sa më afër studentit”, tha Dermaku.

Dermaku theksoi se Universiteti i Gjilanit do të jetë i hapur për studentët dhe stafin akademik nga Lugina e Preshevës, ku do të përgatis kuadro për nevojat e Luginës dhe do të përfshijë stafin akademik që vijnë nga ky vend.

“Të gjithë ata të cilët janë me nota pozitive nga Lugina e Preshevës që kanë kryer studimet në universitete të ndryshme do të përfshihen në përbërjen e stafit akademik në Universitetin e Gjilanit. Lugina e Preshevës konsiderohet si pjesë përbërëse e Anamoravës dhe kështu do të veprohen si në kuptimin e përfshirjes së stafit akademik dhe të studentëve nga Lugina”, tha Dermaku.

UBT

Përveç programeve të cilat kanë qenë në kuadër të Universitetit të Prishtinës me qendër në Gjilan, këtë vit akademik do të fillohet edhe me dy programe të reja në Fakultetin Ekonomik, ai marketingut dhe ekonomik.

Dermaku theksoi se këto dy programe janë akredituar në kuadër të Universitetit të Prishtinës, ndërsa pritet që gjatë vitit akademik të përgatiten edhe programe të tjera për t’u akredituar. Sa i përket stafit akademik, Dermaku, tha se Universiteti i Prishtinës duhet të jetë mbështetësi kryesor së paku në fillimin e funksionimit të Universitetit të Gjilanit. Numri i studentëve që këtë vit akademik do të pranohen në Universitetin e Gjilanit, është 1 mijë e 400. Dermaku tha se interesimi i studentëve është shumë i madh dhe pritet që numri në disa degë të plotësohet që në afatin e parë.

“Ne presim që qysh në afatin e parë të pranimit të studentëve do të kemi një përmbushje të numrit si në Fakultetin Ekonomik, Edukim dhe Juridik në programet ekzistuese. Besoj që në afatin e dytë do të ketë vende në programet e ekonimiks dhe marketingut. Gjithsesi në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik ofrohen edhe studime me korrespodencë”, tha ai.

Këshilli Themelues i Universitetit të Gjilanit ka përpiluar tashmë edhe statutin, i cili pritet që së shpejti të nënshkruhet nga Ministri i Arsimit. Ky statut është i përkohshëm deri në zgjedhjen e organeve drejtuese të këtij universiteti, që sipas Dermakut, pritet që gjatë muajit gusht do të jetë faza e konstituimit të menaxhmentit dhe stafit administrativ. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.