United Hospital

Universiteti i Gjilanit promovoi ofertën para maturantëve të Preshevës dhe Bujanocit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Përfaqësues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” promovuan ofertën akademike për vitin akademik 2015/16 para maturantëve të shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, gjegjësisht në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë dhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Prorektori për financa, Gëzim Tosuni dhe profesorët e UKZ-së, Xhevat Sopi, Lulzim Rashiti dhe Visar Sutaj, para maturantëve kanë shpërndarë broshura me informacione për fakultetet dhe programet studimore në kuadër të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, si: Programin e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Ata po ashtu para maturantëve të këtyre shkollave kanë mbajtur nga një ligjëratë të shkurtër, ku i kanë njoftuar nxënësit në detaje për kushtet dhe mundësitë që ua ofron Universiteti ynë. Ekipi promovues i UKZ-së, maturantët i informuan gjithashtu edhe për zgjedhjen e drejtimit në mënyrën e duhur, për shkak të rëndësisë që ka zgjedhja e profesionit.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, maturantët e shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, treguan interesim të veçantë për programet studimore sipas fushës së tyre të shkollimit, mënyrën e regjistrimit dhe kushtet për pranim.

Ata u informuan në detaje për parakushtet që duhet të plotësojnë, me qëllim që të arrijnë me sukses të regjistrohen në studimet në programet studimore të preferuara prej tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.