United Hospital

Universiteti i Gjilanit pranon 300 ekzemplar të veprave të profesor Sadri Shkodrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra, njëherit edhe vajza e profesorit të ndjerë Sadri Shkodra, sot në emër të familjes dhuroi rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan, duke e pasuruar bibliotekën me këndin e veprave të matematicientit Profesor Sadri Shkodra – autor i shumë teksteve dhe publikimeve shkencore nga fusha e matematikës.

Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, ky njeri i ndershëm la gjurmë të thella në veprimtarinë e tij intelektuale, duke përgatitur breza të rinjë në fushën e matematikës, të cilët sot i shërbejnë vendit, në bazë të edukatës dhe mësimeve të tij, prej një intelektuali i cili dha gjithçka që mundi e që dinte, duke mos e kursyer vetën asnjëherë, për t’i kontribuar fushës së shkencave matematikore.

FIDANISHTJA

Sadri Shkodra la gjurmë të mëdha me punën e tij prej profesionisti, duke hyrë në radhën e matematicientëve të shquar, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Tutje, rektori i Universitetit “Kadri Zeka“ z. Bajram Kosumi, theksoi se ishte nder dhe privilegj, që në Universitetin të cilin ai e udhëheq, biblioteka të jetë e pasuruar me literaturën e Sadri Shkodra, i cili me veprat e tij të madhërishme, do të mbetet përherë një hero i gjallë i arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.