Fundamenti

Universiteti i Gjilanit po ndërtohet në themele të shëndosha

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Arben Dërmaku kryetar Këshilli Themelues të Universitetit të Gjilanit tha për rajonipress se puna me këtë universitet ka nisur mbarë dhe se ky Universitet po ndërtohet në themele të shëndosha e të sigurta. Në këtë universitet sivjet janë paraparë të regjistrohen 1400 student në Fakultetin Ekonomik, 400 student në Juridik dhe 200 në Fakultetin e Edukimit.

Universitetit i Gjilanit tashmë pas zgjedhjes së drejtuesve të saj dhe kompletimit të Bordit ka nisur edhe përgatitjet për afatin e tetorit. Arben Dërmaku kryetar i Këshillit Themelues për Universitetin e Gjilanit tha për rajonipress se tani puna ka nisur të kanalizohet dhe gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.

Dërmaku tha se Universiteti i Gjilanit po ndërtohet në themele të shëndosha dhe kjo është një garanci e mirë që puna në këtë universitet, disiplina, përgjegjësia, cilësia e studimeve kanë me qenë pjesë e punës sonë ekipore.

Dërmaku tha se me kërkesën e studentëve të gjeneratave 2012/2013 , por edhe të atyre më herët që janë rreth 4000 student është kërkuar që ata të mbesin si pjesë e Universitetit të Prishtinës dhe kështu edhe do të ndodhë.”Megjithatë të gjitha ligjëratat, provimet këta student i mbajnë në Gjilan” ka sqaruar Dërmaku.

KKVITI

Sipas Dërmakut studentët që regjistrohen nga 1 tetori i vitit 2013 janë student të Universitetit të Gjilanit.

Sipas tij në këtë vit në këtë universitet pritet të regjistrohen 800 student në Fakultetin Ekonomik dhe prej tyre 600 të rregullt dhe 200 me korrespondencë. Në Fakultetin Ekonomik janë paraparë degët-drejtimet Financa me Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë, Marketing dhe Ekonomiks.

Kurse në Fakultetin Juridik janë paraparë të regjistrohen 400 student prej tyre 200 të rregullt dhe 200 me korrespondencë , derisa në Fakultetin e Edukimit janë paraparë të regjistrohen 200 student prej tyre 100 në drejtimin fillor dhe 100 në atë parashkollor./rajonipress/

Mund të ju interesoj: