Eko Higjiena

Universiteti i Gjilanit ofron kuota të veçanta për studentët nga Lugina

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka” ka ndarë kuotat për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017 nga Lugina e Preshevës.

Për këtë çështje Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Kushtrim Kadriu nga shoqata “Vatra” e Bujanocit që vepron në Gjilan dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë me bashkëpunëtorë. Ata kanë diskutuar rreth përafrimit të qëndrimit për pranimin e studentëve të rinj nga Lugina e Preshevës.

Me këtë rast rektori Bajram Kosumi ka thënë se do të krijohet hapësirë e mjaftueshme studimi për studentët e Luginës së Preshevës e që është edhe një nga misionet edhe të themelimit të këtij Universiteti në Gjilan.

Eco Higjiena

Rektori Kosumi ka theksuar se konkursi për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017 do të publikohet në muajin ardhshëm dhe ka shtuar se Universiteti “Kadri Zeka”, për kandidatët nga Lugina e Preshevës ka rezervuar kuota të veçanta për këtë afat të studimit.

Kosumi ka bërë të ditur se në Universitetin “Kadri Zeka” kandidatët nga Lugina do të garojnë për vendet e studimit të ndara me kuota të rezervuara për ta dhe se ata do të garojnë ndërmjet vete për kuotat e tyre dhe assesi në një garë të përbashkët me kandidatët nga Kosova.

Nga ana tjetër, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë e kanë vlerësuar mjaft të nevojshëm takimin me Rektorin Bajram Kosumi. Sipas tyre propozimet për pranimin e kandidatëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja për të studiuar në universitetin “Kadri Zeka”, janë të pranueshme, dhe se ato janë bërë në përputhshmëri edhe me kushtet që disponon Universiteti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.