Universiteti i Gjilanit njihet me procesin e akreditimit

Gjilan – Ushtruesi i detyrës së Rektorit të Universitetit të Gjilanit, Arben Dërmaku dhe bashkëpunëtori i tij Flamur Hyseni, janë takuar të mërkurën me Basri Mujën, drejtor në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.
Arsyeja e takimit sipas Flamur Hysenit ka të bëjë me njohjen dhe njoftimin më përsë afërmi të procesit të akreditimit, proces të cilin së shpejti do ta fillojë edhe Universiteti i Gjilanit.
Arben Dërmaku dhe Basri Muja janë dakorduar se do të bashkëpunojnë për gjatë tërë procesit të akreditimit të Universitetit të Gjilanit./rajonipress/