ARKATANA

Universiteti i Gjilanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Rjekës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Rjekës së Kroacisë. Marrëveshja u nënshkrua në Rjekë, nga rektorët: Arben Dërmaku dhe Pero Lučin, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, e cila ka ndihmuar në vendosjen e këtij bashkëpunimi.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku, tha se “bashkëpunimi do të shtrihet në fushat e programeve arsimore dhe shkencore, siç është shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave në kërkime shkencore”, që për Universitetin “Kadri Zeka” është shumë e rëndësishme”.

Kjo është marrëveshja e gjashtë e bashkëpunimet që Universiteti “Kadri Zeka” ka nënshkruar deri më tash me universitete jashtë Kosovës, përkatësisht me Asociacionin e 20 Universiteteve dhe kolegjeve universitare “Great Lakes Colleges Association”, në Michigan në SHBA; me dy universitete të Turqisë: të Trakyas dhe të Nigdes; me dy Universitete të Shqipërisë: “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës dhe “Fan Noli” të Korçës.

Eco Higjiena

Po ashtu, UKZ ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës si dhe me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Universiteti “Kadri Zeka” është institucioni i parë në Kosovë që merr pjesë si partner i plotë në projektin e Bashkimit Evropian, “Erasmus Mundus GREEN TECH WB”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.