United Hospital

Universiteti i Gjilanit ndahet nga Universiteti i Prishtinës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami dhe Ramadan Zejnullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar marrëveshjen për shkëputjen e universiteteve publike, Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” ati të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe të Mitrovicës “Isa Boletini”. Marrëveshja u nënshkrua së bashku me ushtruesit e detyrës së rektorëve të këtyre universiteteve publike.

Me këto marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteteve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për ndarjen e universiteteve të reja publike nga Universiteti i Prishtinës, u tha se tani ka ardhur koha që këto universitete të konsolidohen dhe të pavarësohen përmes një procesi, duke marrë përgjegjësitë në aspektin akademik, menaxherial dhe atë financiar.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme, pasi rregullojnë procesin e përfundimit të tranzicionit, ku secili universitet do të jetë plotësisht i pavarur.

“UP është pajtuar që të ndihmojë universitetet edhe më tutje me staf, të tregoj solidaritetin akademik brenda standardeve akademike, duke lejuar secilin profesor të UP-së që ët punojë edhe një ditë pune në një normë të caktuar 6 orë te universitetet e reja”, ka thënë Ministri Bajrami.

Fundamenti

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, tha se këto marrëveshje çojnë drejt stabilizimit të universiteteve dhe se është një ngjarje shume e rëndësishme edhe për institucionet të cilat që janë në themelim.

“Këtë bartje të kompetencave menaxheriale mbi një pjesë të pasurisë, por edhe të një pjese të stafit ne do të shkëpusim bashkëpunimin, përkundrazi ai bashkëpunim është i nevojshëm edhe për ne, por edhe për institucionet që po themelohen. Natyrisht që përvojat tona gjithmonë do të jenë në përdorimin tuaj sa herë që nevojiten”, ka thënë rektori Zejnullahu.

Në anën tjetër edhe Naim Syla, u. d. rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Ai ka falënderuar ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” , Ramadan Zejnullahu për mbështetjen dhe gjithë angazhimin e tyre në këtë proces mjaft të rëndësishëm.

Në anën tjetër edhe ushtruesit e detyrës së rektorit, të universiteteve të Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës, janë shprehur të kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Ata kanë falënderuar ministrin Bajrami dhe rektorin Zejnullahu për mbështetjen që ua kanë dhënë në këtë proces./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.