Universiteti i Gjilanit mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Gjilan – Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi. Në bazë të statistikave, në të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimit.
Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sadriu.
Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 20-21. 07.2015 do të mbahen provimet pranuese, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në web faqen e universitetit./rajonipress/


