KKVITI

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” me fokus të veçantë ndaj Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu sot ka vizituar Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” ku është mirëpritur nga rektori Bajram Kosumi.

Gjatë takimit është biseduar për gjendjen e rëndë të arsimit në Luginën e Preshevës ku është theksuar se edhe pse ekzistojnë institucionet arsimore në nivel parashkollor, fillor dhe të mesëm për shqiptarët janë të ngarkuar me shumë probleme dhe sfida diskriminuese rreth teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Por për arsimim universitar dhe post-universitar i drejtohen universiteteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Rektori Kosumi theksoi se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” është institucion i standardeve evropiane dhe ka për fokus edhe gjendjen e arsimit të lartë në Luginën e Preshevës. Andaj, ne kemi të hapur dyert për gjithë studentët nga këto treva por, për më tepër edhe për personelin akademik.

United Hospital

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të jetë më gjithëpërfshirës dhe njëkohësisht jo vetëm në programet akademike formale, por edhe në programet jo formale. Sipas Rektorit Kosumit jo vetëm që do ta rritë numrin e të regjistruarve në fakultetet përkatëse të këtij universiteti, por ofron edhe kurse të ndryshme.

Kryetari Musliu e falënderojë për mirëkuptimin dhe bujarin që po tregon ky universitet edhe për shkak fokusit të veçantë për studentët dhe stafin akademik nga Lugina e Preshevës.

Vlen të theksohet se në fund të takimit në shenjë falënderimi për mirëkuptimin dhe mbështetjen, kryetari Musliu i ndau Mirënjohje Rektorit, Bajram Kosumi, i cili gjithashtu u zotua për përkushtimin e tij në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Luginën e Preshevës thuhet në njoftimin e Shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.