HW

Universiteti i Gjilanit ka hapur konkursin vitin akademik 2021/2022

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Universiteti Publik në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 725 studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, UKZ mund të pranoj edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

HW

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 06.08.2021 deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00.

Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

Provimi pranues, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 31.08.2021 dhe 01.09.2021; , sipas orarit si në vijim:
Grupi I.
Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 9:00
Grupi II.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 12:00
Grupi III.
Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 13.00
Grupi IV.
Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 9:00
Grupi V
Fakulteti Juridik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 12.00

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.