UBT

Universiteti i Gjilanit hynë në grevë, anulon aktivitetet akademike dhe administrative

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan pas një takimi që ka pasur me stafin akademik, administrativ dhe Kryesine e Parlamentit Studentor, ka marrë vendim që nga sot të shtyhen të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative.

Në këtë takim, Rektori i Universitetit , Bajram Kosumi, ka njoftuar lidhur me ngjarjet e fundit rreth pezullimit të programeve të UKZ sipas njoftimit të fundit që e ka bërë Agjencia e Kosovës për Akreditim, si dhe rreth kërkesës së konferencës së rektorëve për veprime urgjente në mbrojtjen e sistemit të arsimit të lartë publik nga degradimi.
Grevën e përgjithshme e kanë mbështetur i gjithë stafi akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

FIDANISHTJA

Me këtë rast UKZ ka formuar edhe Këshillin Grevist.

UKZ shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.