UBT

Universiteti i Gjilanit hap konkurs plotësues për pranimin e studentëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, të hënën më 05.09.2016, hapi konkursin plotësues/afati i dytë (Shtator) – për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017. Në afatin e dytë, konkursin plotësues të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen student që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e pare të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 05.9.2016 deri më 15.9.2016 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

FIDANISHTJA

Provimi pranues do të mbahet më 19.09.2016. Detajet lidhur me kohë mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 17.09.2016.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2016 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data më 26. 09. 2016 deri më datë 30.9.2016 prej orës 9:00 – 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.