HW

Universiteti i Gjilanit hap konkurs për afatin e dytë për studentët e rinj

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë plotësues të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 277 studentë të rregullt në studime baçelor.

Sipas njoftimit të UKZ, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 16.10.2020 deri më 23.10.2020 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 në shërbimet për studentë të fakulteteve përkatëse.

UBT

“Dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave. Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit. Provimi pranues do të mbahet të martën më datë 27.10.2020 për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative. Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të hënën më datë 26.10.2020”, thuhet në njoftim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.