ARKATANA

Universiteti i Gjilanit filloi vitin e ri akademik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, në mënyrë solemne është bërë pritja e studentëve me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016.

Studentëve të rinj mirëseardhje u dëshiroj, Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili tha se fillimi i vitit akademik për studentët e rinj që sapo kanë hyrë në dyert e mëdha të jetës akademike, paraqet kthesën e madhe në jetën e tyre.

Ai u ka thënë studentëve se në momentin kur keni vendosur të studioni në këtë Universitet, duhet të jeni të bindur se e ardhmja juaj do të jetë më e lumtur, do të përgatiteni profesionalisht që të jeni të aftë t’i përballoni të gjitha sfidat e jetës në të ardhmen.

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, mes tjerash ka thënë se konkurrenca në këtë universitete është globale, dhe se ju nuk po i konkurroni vetëm studentëve të Universitetit të Prishtinës, por po i konkurroni miliona studentëve në tregun evropian.

Rektori gjithashtu ka ftuar studentët që të shkëlqejnë në këtë Universitet, në mënyrë, që siç ka thënë ai, në të ardhmen të krijoni vendin e juaj në tregun rajonal dhe ne atë evropian, kjo arrihet vetëm duke dalë si student i dalluar në mësim.

FIDANISHTJA

Rektori ka porositur studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka ”, se tani është koha e tyre për të mësuar sa më shumë, për të siguruar një të ardhme më të lumtur, për vete, për familjet dhe vendin tonë, në hapjen e rrugës drejt integrimeve, si të gjithë popujt dhe vendet e botës së qytetëruar.

Ndërkohë , para studentëve me një fjalë rasti është paraqitur edhe kryetari i Parlamentit studentor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Mehmet Zylfiu.

Ai duke ju uruar mirëseardhje studentëve në këtë vit të ri akademik, ka thënë se status më të privilegjuar se të jesh student nuk ka.

Ai ka lutur studentët që të mësojnë të bëhen studentë cilësor, sepse vetëm kështu mund të arrijmë atë çka dëshirojmë që të jemi konkurrent në tregun evropian dhe global./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.