HW

Universiteti i Gjilanit është i hapur për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, takuan Rektorin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi.

Gjatë takimit u shtjellua tema e studentëve nga Lugina e Preshevës në institucionin publik të Universitetit “Kadri Zeka”.

Musliu dhe Kamberi kërkuan më tepër fleksibilitet dhe mirëkuptim për gjendjen e cila po mbretëron në Luginën e Preshevës, përkatësisht edhe me regjistrimin e studentëve të rinjë nga ky rajon. Njëkohësisht, kërkuan edhe trajnimin dhe aftësimin e mësimdhënësve nga Lugina e Preshevës nga profesorët eminent të edukimit.

Hidromorava

Rektori Bajram Kosumi theksoi se ky universitet është i hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tej mbetet i hapur për studentë nga ky rajon nga se ka vende të lira dhe mund të regjistrohen edhe më tej sipas konkursit në të gjitha njësitë akademike të këtij institucioni.

Vlen të theksohet se është dakorduar që bashkërisht të organizohet trajnimi i mësimdhënësve nga Lugina e Preshevës që nga tetori me profesorët nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.