FIDANISHTJA

Universiteti i Gjilanit do të thelloj bashkëpunimin me Universitetin e Trakyas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka’ në Gjilan, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Prorektorja për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamili, Prorektori për Buxhet dhe Financa Naim Mustafa, kanë pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Trakyas së Turqisë, kryesuar nga Hilmi Ibar Këshilltar i Rektorit të Universitetit të Trakyas dhe Murat Turkyilma Prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në emër të Rektorit, mysafirëve mirëseardhje u ka dëshiruar Prorektori Dukagjin Leka. Ai njëherësh ka njoftuar ata rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare që ka Universitetit “Kadri Zeka” , duke theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe me institucione tjera.

Kurse prorektorja Shpresë Qamili, ka folur për punën dhe aktivitetet e Universitetit që nga themelimi e deri më tani.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth konkretizimit të marrëveshjes që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Universitetin e Trakyas.

Mobi Casa

Po ashtu është diskutuar edhe mundësia e aplikimit të programeve të përbashkëta të studimeve të doktoraturës.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe mbështetja që Universiteti i Trakyas do të ofrojë për Universitetin “Kadri Zeka” me staf akademik për akreditimin e programeve të reja studimore.

Të dyja delegacionet u morën vesh që të shikohet mundësia e thellimit të bashkëpunimit në shkëmbimin e personelit akademik, në konkurrim për projekte e fonde evropiane, në organizimin e konferencave të përbashkëta dhe në organizimin e përbashkët të shkollave verore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.