HW

Universiteti i Gjilanit bëhet anëtar i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me një delegacion, po merr pjesë në Forumin e katërt të Rektorëve të Universiteteve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Podgoricë, respektivisht në Universitetin e Malit të Zi.

Me këtë rast, Universiteti “Kadri Zeka” është bërë anëtar i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, në këtë Forum po marrin pjesë rektorë dhe përfaqësues të rreth 30 njësive universitare, të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Forumit në fjalë, është diskutuar për çështjet aktuale që lidhen me zhvillimin e arsimit të lartë, fushat e shkencës dhe artit, hulumtimit dhe transferimit të njohurive, si dhe rreth planit të përcaktuar për forcimin e integritetit akademik në Forumin e Katërt të Rektorëve. Do të diskutohet gjithashtu për çështjet aktuale të rëndësishme për punën dhe zhvillimin e Universitetit në nivel rajonal.

Fundamenti

Po ashtu bisedë e Forumit ishte edhe procesi i Berlinit, që synon të mbështes një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor dhe të përmirësojë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit, brenda të cilit do të organizohet Konferenca V në Londër deri në fund të majit, 2019.

Procedura e themelimit të Universitetit të Komunitetit të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor fillon pas mbajtjes së Forumit të Parë të Rektorëve në Novi Sad. Deklarata e Universitetit është nënshkruar në Forumin e Rektorit të Dytë në Zagreb. Pjesëmarrësit nënshkruan Marrëveshjen ndërinstitucionale akademike për bashkëpunim, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit të përbashkët midis anëtarëve të Forumit të tretë të Rektorëve. Kjo Marrëveshje ndërinstitucionale zëvendëson marrëveshjet dypalëshe midis nënshkruesve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.