UBT

Universiteti i Arizonës përgënjeshtron peticionin për shkarkimin e rektorit Zejnullahu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Universiteti i Arizonës ka përgënjeshtruar shkresën e senatorëve të Universitetit të Prishtinës drejtuar Këshillit Drejtues, në dy nga arsyet që do të duhej të çonin në shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, shkruan sot Koha Ditore.

Stephen K. Batalden dhe Shahin Berisha, dy të ngarkuarit për partneritet midis Universitetit të Arizonës dhe atij Prishtinës, ua kanë drejtuar të enjten një letër Senatit të UP-së duke thënë se janë të pavërteta deklarimet se UP-ja ka dështuar në rrafshin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në realizimin e projekteve zhvillimore bazuar në këtë bashkëpunim.

Në këtë letër, një kopje të së cilës e ka “Koha Ditore”, thuhet se karakterizimi negativ i punës së rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar është jokorrekt dhe i papërshtatshëm.

FIDANISHTJA

“Rektori Zejnullahu e ka hapur Universitetin e Prishtinës për partneritete universitare, duke mirëpritur intervistat për këmbime, duke ofruar hapësirë në ueb për njoftimet ndërkombëtare, duke ndihmuar në zgjerimin e përqendrimit në shkëmbimet ekzistuese dhe duke punuar me agjencitë ndërkombëtare për krijimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me fakultetet dhe në fushat ndërsektoriale universitare”, thuhet në letër.

http://koha.net/?id=27&l=78578

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.