HW

Universiteteve u merret akreditimi për 131 programe studimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur për pezullimin e akreditimit të programeve të studimit, të cilat kanë pasur mangësi të stafit akademik, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka shpallur rezultatet e akreditimit që është edhe një vizë për të shpallur edhe konkurset për pranimin e studentëve të rinj në universitete publike dhe në institucione të arsimit të lartë privat.

KSHC-ja ka marrë vendim për riakreditimin e gjithsej pesë institucioneve të arsimit të lartë në nivelin institucional dhe riakreditimin e 58 programeve të studimit.

Ndërsa, në përputhje me rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë në mbledhjen e fundit ky Këshill ka marrë vendim për refuzimin e akreditimit të dy institucioneve private të arsimit të lartë në nivelin institucional dhe refuzimin e riakreditimit të 24 programeve të studimit, shkruan tutje “Zëri”.

Hidromorava

“Në lidhje me angazhimin e stafit akademik për programet tashmë të akredituara të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, KSHC-ja e AKA-së ka analizuar gjendjen e stafit akademik të secilit institucion të arsimit të lartë dhe në mungesë të plotësimit të kritereve sipas legjislacionit në fuqi ka marrë vendim për pezullimin e akreditimit të gjithsejtë 131 programeve të studimit të ofruar prej institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë të publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Në këtë njoftim sqarohet se pezullimi i akreditimit të këtyre programeve të studimit nënkupton që këto institucione nuk do të kenë të drejtë të regjistrojnë studentë të rinj për vitin e ardhshëm akademik 2017/18 deri në një vendim tjetër të KSHC-së së AKA-së.

Mirëpo, bëhet e ditur se studentët e regjistruar në këto programe të studimit në vitet e mëhershme akademike, tanimë të pezulluara, do të vazhdojnë me studimet e tyre në përputhje me statutin e institucionit, si dhe me dispozitat ligjore në fuqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.