Mobi Casa

Universitetet e lodhëta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mosakreditimi i tri universiteteve publike në Kosovë nga Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) do të duhej të shërbente si alarm për cilësinë e dobët në këto institucione publike arsimore dhe jo të lëshohen akuza të rënda nga qeveritarët në drejtim të anëtarëve të Këshillit. Kështu vlerësojnë ekspertët e arsimit në vend një ditë pas vendimit të KSHC-së, ku Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë nuk do t’u lejohet regjistrimi i studentëve të rinj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke u bazuar në rekomandimet e raportit të ekspertëve ndërkombëtarë për tërheqje të akreditimit institucional, përveç universiteteve publike, KSHC-ja ka marrë vendim të mos i akreditojë edhe disa institucione private si: “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy”, ndërsa kolegji “Biznesi” dhe “Juridica” nuk kanë aplikuar fare, që nënkupton se nuk do të kenë akreditim gjatë këtij viti.

ARKATANA

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të KSHC-së, duke akuzuar se ka dallavere dhe mafi në këtë institucion, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Pas këtyre akuzave është kundërpërgjigjur KSHC-ja nëpërmjet një komunikate për medie, duke deklaruar se janë të shqetësuar, siç kanë thënë ata, për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të tyre për lojë politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.