Fundamenti

Universi im (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Filloj rrëfimin për kohën e korbave, e fjalët më kanë ikur nga kujtesa. Pasi kujtesa ka mbetur pa përmbajtje, nis e mendoj për formë.

Formalisht e marr veten në pyetje, po përherë mbetem pa përgjigje, megjithatë edhe ky vështrim imi mbi kohën e hapësirën humbet në pafundësinë e lojërave të gjithësisë, nga të cilat lëngon universi im.

Kohët janë kafshëruar dhe pinë ujë, sa s’duhet, e dalin në stom të mbingarkuara dhe pëlcasin me spërka kërcënuese për botën.

Rrugët e fshehjes së shpirtrave kanë marrë rrokullimën drejt humnerës dhe nuk di se kush mund t’i nxjerrë thesaret e anijes së fundosur, nga fundi i detit pa ujë.

Mobi Casa

Po hedh hapin e më thonë se në valle s’është e thënë të jesh valltar i mirë, mjafton të jesh kërcimtar tavernash nate e të mos bëhesh gazi i ditës.

Megjithatë, shamizezat mund të vajtojnë edhe në një natë të madhe./rajonipress/

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.