FITORJA

Unioni i komunave shqiptare do të zgjerohet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se krijimi i Unionit të Bashkive Shqiptare është një platformë e cila do të mundësojë një jetë më të mirë për qytetarët e qyteteve shqiptare.

Ahmeti ka thënë se krijimi i këtij unioni ndërmjet pesë komunave ka nisur me bashkëpunim në urbanizëm, inovacion, investime, kulturë dhe transport publik. Ai ka theksuar se hapi i radhës është formimi i sekretariatit të përhershëm të këtyre komunave. Ahmeti ka paralajmëruar se ky union do të zgjerohet në të ardhmen. “Ideja është ta zgjerojmë gradualisht, pra mos të ndodhë një zgjerim i menjëhershëm, por ai zgjerim të jetë cilësor. Pra, ne do të jemi të hapur, të bashkuar dhe sa më shpejt sa më funksional”, është shprehur ai.

Kryetari i Prishtinës beson se ky union i komunave shqiptare do të funksionojë shumë mirë. “Ne nuk i kemi ngarkesat e njëjta si qeveritë qendrore të temave të mëdha nacionale. Ne punojmë për ujë, kanalizim, shkolla, rrugë, çerdhe, shërbime më të mira. Nuk shoh kurrfarë pengesash që kjo të jetë e suksesshme, përveç në qoftë se mungon vullneti apo dikush tenton ta pengojë. Por, energjia ishte shumë pozitive, e bashkëpunimit, e mirëqenies, e së mirës. E shoh me optimizëm këtë nismë, pa marrë parasysh partitë, drejtimet ideologjike të partive, edhe dallimet e tjera që mund t’i kemi”, ka deklaruar Ahmeti.

Eco Higjiena

Duke folur rreth reagimit të Serbisë për këtë çështje, Ahmeti ka thënë se nuk e kupton pse duhet ta pengojë Serbinë ky unionin i komunave shqiptare. “Ne jemi platformë komunikimi dhe nuk e kuptoj pse duhet t’i pengojë kjo Serbisë! A po i pengon komunikimi ndërshqiptar, apo i pengon zhvillimi shqiptar, apo mirëqenia e shqiptarëve? Është e qartë se edhe kjo qeveri është shumë kundër këtyre zhvillimeve të fundit, ku edhe Tirana dhe Prishtina po e marrin rolin që u takon në qarqet e qeverisjes lokale”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë barriera të pashpjegueshme në kufi sa iu përket njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Ai ka bërë thirrje të punohet më shumë që të zhduken këto barriera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.