UNICEF dhe USAID shpërndajnë 200 pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 për nxënësit e “Selami Hallaqit”

Gjilan – Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe mësimdhënësit, kanë përfituar pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19, që është donacion i UNICEF dhe USAID.

Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, sikurse edhe përfaqësues të UNICEF dhe USAID.

Haziri e ka falënderuar UNICEF’in dhe USAID’in për këtë donacion, duke thënë se gjithmonë janë bërë krahë i gjilanasëve, sa herë që ka qenë nevoja, duke ndihmuar në disa aspekte./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).