ARKATANA

Unia: Zvicra të negociojë një marrëveshje të re me Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas vendimit të Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës që edhe në të ardhmen mund të mos paguhen pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit të kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë ka reaguar sindikata “Unia” në Bernë.

Unia në një komunikatë për media thotë se Gjykata Federale e Zvicrës me vendimin e sotëm e fuqizon gjendjen e padrejtë ndaj mijëra punëtorëve kosovarë që janë kthyer në Kosovë.

FIDANISHTJA

Unia kërkon që Qeveria e Zvicëres më në fund të veprojë dhe të negociojë një marrëveshje të re me Kosovën.
“Gjyqi federal në një rast të një konteksti nga fusha e sigurimeve shoqërore ka vendosur që, Marrëveshja me ish Jugosllavinë nuk është e zbatueshme në raport me Kosovën. Me ketë vendim instanca më e lartë gjyqësore në Zvicër betonon një situatë të mjerueshme, nga e cila i bartin pasojat me mijëra punëtorë, të cilët janë kthyer nga Zvicra në Kosovë: Që nga marsi 2010 me mijëra punëtorë nuk marrin më pensionet e pleqërisë, apo atë të invaliditetit edhe nëse në Zvicër me dekada të tëra kanë paguar kontribute. Gjithashtu që nga kjo kohë nuk janë paguar edhe shtesat e fëmijëve për fëmijët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Unia-s.
Kjo situatë është e padrejtë dhe e papranueshme, thotë Unia, tranmeton albinfo.

“Në Zvicër të gjithë punëmarrësit paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore. Me këtë fitohet e drejta për siguri sociale, e cila duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Andaj, Unia kërkon nga qeveria federale që më në fund ti përvishet punës për zgjidhje korrekte të këtij problemi dhe pa vonesë të negociojë një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e sindikatës “Unia” të nënshkruar nga Osman Osmani, Seksioni i kontratave dhe politikës së grupeve të interesit në Unia, sektori i migracionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.