ARKATANA

UNHCR: Migrimi i kosovarëve, të diskutohet në nivel evropian

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shumica e kosovarëve që po lëshojnë Kosovën, ka të bëjë me ikje nga varfëria, thotë zëdhënësi i misionit të UNHCR-së në Hungari, Erno Shimun. Ai ka thënë se për gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje duhet të diskutohet në nivel evropian.

Sipas përvojës sonë, largimi i kosovarëve ka të bëjë me varfërinë”, ka thënë Shimun në një intervistë dhënë për agjencisë MTI. Për këtë arsye, ai ka thënë se autoritetet në Hungari kanë vendosur që të mos japin azil për kosovarët.

Shimun ka shtuar se shumë kosovarë me fëmijët e tyre po lëshojnë vendin gjatë dimrit, sepse janë të ‘pashpresë’.

Përveç varfërisë, që është një ndër arsyet kryesore të largimit të kosovarëve, ai përmend edhe një çështje, atë të komunitetit rom, të cilët largimin e arsyetojnë duke thënë se janë të diskriminuar dhe të frikësuar për jetën e tyre në Kosovë.

GRANDEMALL

“Çështja e Kosovës ndikon në gjithë Evropën, prandaj për këtë arsye, për gjetjen e zgjidhjes duhet të diskutohet në nivel evropian”, ka shtuar zëdhënësi i UNHCR-së.

Shimin ka bërë të ditur se UNHCR-ja është duke punuar me autoritetet hungareze në baza ditore dhe se për adresimin e kësaj çështje do të bashkëpunojë edhe me organizatat civile.

Ai kujton se UNHCR, është i pranishëm edhe në Kosovë dhe po monitoron situatën, sikurse edhe në Serbi, përmes të cilit vend emigrantët po shkojnë për në Hungari.

“Ne rregullisht vizitojmë kufijtë, dhe mundohemi që të bisedojmë me emigrantët dhe të kuptojnë situatën e tyre”, ka thënë ndër tjerash zëdhënësi i UNHCR-së./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.