ARKATANA

Unë si votues dhe si qytetarë, kërkojë funksionimin e shtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Gani Sadiku – Unë si qytetarë i këtij vendi, kërkojë nga të gjithë zyrtarët e shtetit, që të sillen me shtetin konform rregullave shoqërore, ligjeve në fuqi dhe kushtetutës së vendit.! Institucionet duhet të lihen ta kryejnë punën e tyre, ashtu siç u’a përcakton ligji dhe kushtetutë, që ta mbajnë rendin, dhe mos të lejojnë poshtërimin e shtetit nga asnjë individ apo grup.

Nuk lejohet që në shtet të ketë padishah, sepse jetojmë në një republikë parlamentare me demokraci të përfaqësuar, e jo në feudalizëm ose në monarki.

Shteti është më shumë i qytetarëve se sa i zyrtarëve, qofshin ata të nivelit të lartë apo të ulët.

Ata që nuk i respektojnë ligjet e vendit e poshtërojnë veten edhe shtetin.

Mobi Casa

Merre me mend, si e ndien veten një gjyqtarë që e dënon apo një prokurorë që e propozon dënimin prej disa vitesh burg për një qytetarë të rëndomtë, i cili kryen të njëjtën vepër penale që e kanë kryer deputetët ose edhe liderët e partive opozitare.

Si munden deputetët ose politikanët që të tillë e quajnë veten, të kërkojë llogari dhe respektim ligji nga qytetari, kur ata janë të parët që shtetin dhe ligjin e kanë bërë poqavër.? Ata i besojnë shtetit vetëm në mënyre metaforike ose alegorike. Ose thënë shkurt e shqip, e duan vetëm “për ta mjelur”.

Ata që futen nëpër institucione me “hu n’krah” sot, nesër kanë me u fut nëpër gjykata, banka e në fund edhe nëpër shtëpi.

Liderët e opozitës janë duke menduar se pushteti merret duke u treguar të fortë, dhe duke i frikësuar njerëzit me egërsinë dhe mllefin ndaj çdo institucioni të republikës.!./rajonipress/