UBT

Unë shpirtin s`ia mora

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Poezi nga Fatos Rushiti

A e mban mend kur unë isha i shtrirë
Brenda në lotin e duarve të bardha
Kur vinte pylli me ca zogj të ngrirë
Te shtëpiza jote gjithmonë pyeste nata

S’arrita ta shoh por me heshtje preka
Zërin tënd të ecjes spontane si gishti
Kur çohet shpejt e del si shikim përbindëshi
Sa edhe gotat iknin prej syve kah dera

Ne ishim të vetëm mbi sendet e gjumit
Krejt çka u gjet vetëm ishte gjak e lidhje
Ti hyre e skuqur me bukën dhe ujin
Unë e putha librin ti më bëre mbytje

Fundamenti

Në mendimin tonë rastisi magjia
Krijuam një zot mos të them një fe
Të lajmë piramidë me vdekje të mira
Kurvëri prej letre a nuk jemi ne

Një çast dhe ti veshe fustanin me lecka
Kurorën e bardhë e ngrite kah koka
Varrin e dëshirës sikur në buzë ta derdha
Ti klithe mos shko por unë vetëm dola
O engjëll harruam unë shpirtin s’ja mora

Fatos Rushiti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.