Eko Higjiena

UNDP mirënjohje Gjilanit për luftim të korrupsionit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), i ka ndarë mirënjohje Komunës së Gjilanit për partneritetin 3-vjeçar në luftim të korrupsionit.
Mirënjohjen ia ka ndarë kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, koordinatori i UNDP-së për Kosovë, Andrew Russell.

Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Russell për këtë vlerësim, duke thënë se që nga marrja e mandatit të kryetarit po qeverisë me Gjilani me duar të pastra dhe dyer të hapura për qytetarët.

Haziri theksoi se për të parandaluar korrupsionin e mundshëm ka dhënë në dispozicion 2 mijë euro për çdo qytetar që e lajmëron këtë dukuri dhe ai mbetet anonim.

HW

Haziri tha se me këta hapa që i ka ndërmarrë ai në parandalimin e korrupsionit të mundshëm, investitorët e huaj do të mund të investojnë në Gjilan pa dilema.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit, në mbështetje të UNDP-së, e ka hartuar Planin për Integritet, sikurse që e ka miratuar në Kuvend edhe planin strategjik për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.