UBT

UNDP: Korrupsioni në rritje në sektorin e shëndetësisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Shëndetësisë do të lansojnë sot Dokumentin e Veprimit për Shëndetësinë në Kosovë.

Dokumenti, me titull “Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe perceptimet mbi praninë e korrupsionit”, i cili trajton perceptimin e një mostre prej 1334 pacientëve, që janë trajtuar në institucionet e kujdesit shëndetësor, do të diskutohet në një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrje të ekspertëve të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe përfaqësuesve të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

KKGJILAN

Bazuar në të dhënat nga Raporti Pulsi Publik (UNDP, 2013) që tregon një perceptim për korrupsionin në rritje në sektorin e shëndetësisë, dhe gjithashtu duke u bazuar në raporte të ndryshme që tregojnë pakënaqshmëri të pacientëve me shërbimet shëndetësore, ky studim është përpiluar me qëllim që të sjellë analiza më të thelluara mbi këto dy çështje, si dhe për të studiuar në detaje këto trende shqetësuese.