UNDP-ja do të financojë rrethojat mbrojtëse të urave në rrugët Kllokot – Viti
Gjilan – Hasan Rashiti nënkryetar i komunës së Kllokotit ka takuar zyrtaren e UNDP-së Jeta Tela e cila ka premtuar se do të financojë projektin për rrethojat mbrojtëse të urave në rrugën Mogillë – Viti dhe Verbovc – Skifteraj, e të cilat paraqesin rrezik për qytetarët.
Hasan Rashiti së bashku me Jeta Tela, nga UNDP-ja ka diskutuar rreth ndihmës që ata kanë dhënë në hartimin e Planit të Punës për Këshillin e Sigurisë në Bashkësi dhe shumë tema të tjera me interes për Komunën e Kllokotit.
“Së bashku me zyrtaren e UNDP-së dolëm në teren dhe vizituam rrugën Mogillë – Viti dhe atë Verbovc – Skifteraj. “Kjo vizitë në këto rrugë u bë meqë përgjatë tyre kemi tri ura e të cilat nuk kanë rrethoja mbrojtëse e që paraqesin rrezik për qytetarët në trafik. U dakorduam që të hartojmë një projekt ideor për këto ura, e që UNDP-ja do ta financoj, këtë projekt dhe pastaj do të vendosen rrethojat mbrojtëse në këto ura. Ne do të vazhdojmë me punë të mira për qytetarët, bashkë me miqtë tanë” tha Rashiti./rajonipress/


